Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Tragjedia në Xhenova/ Zv.ministri frikësohet për Ramën: Godina e kryeministrisë në degradim!

Lapsi.al 15 August 2018
Tragjedia në Xhenova/ Zv.ministri frikësohet për Ramën:

Pasi është njohur me rrëzimin e urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli nuk e ka fshehur frikën për atë që mund të ndodhë me godinat e ministrive, të universitetit dhe ç'është më e tmerrshmja, me kryeministrinë.

Sipas Shkrelit tragjedia në shtetin fqinj është një moment për reflektim dhe godinave ku punojnë Rama dhe ministrat e tij, duhet t'u bëhet kontroll. Madje zv.ministri Shkreli tregon se sa është ndjerë i frikësuar, kur ka parë rezultatet e provave mbi kampione të godinave nga pikëpamja e degradimit.

"Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamje te degradimit)" thotë Shkreli në reagimin e tij.

Zv.ministri nuk jep detaje se kur i bëri provat e kampioneve në kryeministri, por kjo ka gjasa të ketë ndodhur në 2013, kur godina u rikonstruktua pa tender, pa preventiv, pa asnjë dokument dhe pa u marrë vesh kurrë se kush i pagoi paratë.

Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se në statusin e tij në Facebook, kur Shkreli flet për degradim, ai i referohet vetëm betonit të godinave dhe jo punës apo njerëzve që drejtojnë qeverinë.

Më poshtë statusi i plotë:

U R A . M O R A N D I

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI