Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik: Larg nga fjalët e çmendura dhe plumbat e luftës

Lapsi.al 14 August 2018
Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik: Larg nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell, i cili në një intervistë në T7 ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit për ndarje të territorit. "Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba", ka thënë O’connell. Presidenti Thaçi në një postim në Twiter ka thënë se  korrigjimi i kufijve do të bëhet me dialog dhe me procese paqësore.

“Demarkimi/ korrigjimi i 400km gjatësi kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të jetë i shënuar në fjalë dhe proces paqësor. Larg nga fjalët e çmendura, dhe plumbat e luftës”, - ka shkruar Thaçi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell në një intervistë dhënë për Frotnal Live në T7 u deklarua kategorikisht kundër idesë për korrigjim kufijsh. Derisa ai nuk sheh dallim në mes të korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve, thotë se gjërat e tilla nuk kryhen në mënyrë paqësore.

"Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba", tha O’Connel. Kjo nuk është hera e parë që Thaçi dhe O’Connell përplasen. Dhjetorin e vitit të kaluar, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar kishte reaguar ashpër pas mbledhjes së nënshkrimeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Sonte, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, kishtë thënë O’Connell në një prononcim për mediat.

Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur Presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve. Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë krejtësisht kundër, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshje me të cilën palët mund të pajtohen.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI