Flash

Kosovë, tri raste me virusin e Nilit, një person ndërron jetë

Lapsi.al 15 August 2018
Kosovë, tri raste me virusin e Nilit, një person ndërron

Në Kosovë janë regjistruar tri raste të prekura nga virusi i Nilit, ndërsa pak ditë më parë një person ka ndërruar jetë si pasojë e tij. Zyrtarët shëndetësorë thonë se, një tjetër person është trajtuar në klinikën infektive me virusin e Nilit, por pas trajtimit është kthyer në shtëpi. Lajmin për praninë e këtij virusi e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë në Kosovë, që nga fillimi i korrikut, në nivel qendror dhe periferik, janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes.

“Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes”, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Virusi i Nilit Perëndimor është një infeksion viral i përhapur në mënyrë tipike nga mushkonjat. Në rreth 75 për qind të infeksioneve, njerëzit kanë pak ose aspak simptoma.

Plot 17 të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Europës. Kështu bën të ditur Qendra Europiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë shënuar 9 të vdekur, 3 në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë. Në vitin 2010, në Greqinë fqinje, virusi i Nilit u shfaq në formë epidemie, duke prekur me qindra persona e duke u marrë jetën 35 vetëve, kryesisht mbi moshën 60 vjeç.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI