Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Raporti i SHBA/ Gjatë sezonit turistik në Shqipëri, fëmijë dhe gra trafikohen seksualisht

Lapsi.al 29 June 2018
Raporti i SHBA/ Gjatë sezonit turistik në Shqipëri,

"Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë", ky është me pak fjalë mesazhi kryesor i Raportit mbi Trafikimin e Personave të vitit 2018 për Shqipërinë.

Në raport jepen disa nga format e trafikimit brenda dhe jashtë vendit, ku nuk përjashtohen edhe fëmijët si viktima të prostitucionit, në veçanti gjatë sezonit turistik.

"Shqipëria është një vend burimi, tranziti dhe destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Femrat dhe fëmijët shqiptarë i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, sidomos gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rreme të tilla si oferta për martesë apo punësim për t’i detyruar viktimat të përfshihen në trafikimin seksual. Trafikantët përdorin gjithnjë e më shumë median sociale për rekrutim viktimash. Fëmijët shpesh detyrohen të lypin ose të kryejnë të tjera forma punësh të detyruara, si shitje e artikujve të vegjël. Fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom, shfrytëzohen në rajon për punë sezonale. Pati edhe raste fëmijësh që detyroheshin të punonin në fusha kanabisi në Shqipëri dhe disa trafikantë me gjasë janë të përfshirë në trafik droge. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit seksual kudo në Europë, sidomos në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Norvegji,

Hollandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vende europiane dhe Filipinet iu nënshtruan trafikimit seksual dhe punës së detyruar në Shqipëri. Migrantët e parregullt nga Azia punësohen gjithnjë e më shumë si punëtorë shtëpie nga familje të pasura ku janë të prekshëm nga kushtet e skllavërisë në familje" thuhet në raport.

Nga ambasada amerikane në Tiranë janë raportuar përpjekjet e pamjaftueshme të qeverisë për të marrë masa për kufizimin e trafikut. Në veçanti mbetet një shqetësim mosndëshkueshmëria e trafikantëve.

"Qeveria uli përpjekjet e ligjzbatimit. Nenet 110(a) dhe 128(b) të kodit penal kriminalizonin trafikimin për qëllime seksi dhe pune dhe parashikonte dënime prej pesë deri 15 vjet burg dhe një gjobë midis dy milionë lekë ($18,080) dhe pesë milionë lekë ($45,210), të cilat ishin mjaftueshëm shtrënguese dhe, për sa i përket trafikimit për qëllime seksuale, në përpjestim me ato të parashikuara për të tjera krime të rënda, të tilla si përdhunimi. Policia e shtetit hetoi 69 raste me 80 të dyshuar (69 raste me 69 të dyshuar në vitin 2016); 22 nga këta të dyshuar në vitin 2017 u hetuan për trafikim të fëmijëve (22 në vitin 2016) dhe 58 për trafikim të rriturish (47 në vitin 2016). Zyra e Prokurorit të Krimeve të Rënda (ZPKR) ndoqi penalisht pesë të pandehur (18 në vitin 2016); dy nga këta të dyshuar u ndoqën penalisht për trafikim të fëmijëve (nëntë në vitin 2016) dhe tre për trafikim të të rriturve (nëntë në vitin 2016). Gjykatat dënuan shtatë trafikantë (24 në vitin 2016); një trafikant u dënua për trafikim të fëmijëve (11 në vitin 2016) dhe gjashtë për trafikim të rriturish (13 në vitin 2016). Të gjithë trafikantët e dënuar morën dënime me burg, të cilat variuan midis tetë vjet e tetë muaj në 17 vjet" thotë raporti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI