Flash

Dy të arrestuar në Lushnje dhe Dibër për dhunë në familje

Lapsi.al 29 June 2018
Dy të arrestuar në Lushnje dhe Dibër për dhunë në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje.Në Lushnje u arrestua Erjon Haxhiu, 42 vjeç, i dënuar me 1 vit burg.

"Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal" sqaron policia.

Ndërkohë në Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Durim Kica, 41 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi  në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike daj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Dhunë në familje", "Keqtrajtim i të miturve", parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI