Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Vrasja në Durrës, autori dënohet vetëm me 3 vjet e 4 muaj burg

Lapsi.al 28 June 2018
Vrasja në Durrës, autori dënohet vetëm me 3 vjet e 4 muaj

(Në foto viktima, 51-vjeçari Agim Arapi) 

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur gjykim të shkurtuar për të Kujtim Ekonomi, si pandehurin si autor të vrasjes së Agim Arapit, ngjarje e ndodhur në prill të 2017.

Në këto kushte, nga 5 vite dënim që ka vendosur Gjykata e Shkallës së Sarë më herët, Apeli vendosi 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për Ekonomin, duke e cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu nuk është pranuar ankimi nga ana e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapi, e duke mos e konsideruar të ligjshëm ankimin nga ana e saj, raporton Fax News.

Po sipas fashikullit hetimor thika e përdorur në konflikt mes Viktimës dhe autorit, është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai dhe jo autori.

Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe Kostandin Ekonomi nuk janë hetuar më në vijim.

Pavarësisht se në fillim kur ngjarja u bë publike janë ndalur të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Në interpretimin e saj gjykata e apelit e ka konsideruar veprimin e Kujtim Ekonomit në formën e rrethanave e vetëbesimit të tepruar nga ana e autorit.

Ndërsa deklarimet e Vjollca Arapit, janë konsideruar të pavlefshme ligjërisht pasi janë të ndryshme nga njëri deklarim në tjetrin, duke i hequr në këtë mënyrë dhe të drejtën ligjore për të marrë pjesë në seancën e zhvilluar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI