Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Ish-Drejtori i RTSH emërohet Ambasador I Shqipërisë në Suedi

Lapsi.al 28 June 2018
Ish-Drejtori i RTSH emërohet Ambasador I Shqipërisë në Suedi

Virgjil Kule, emërohet ambasador i Shqipërisë në Suedi. Shumë e njohin Virgjil Kulen si folësin e pangatërrueshëm të RTSH, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit por tashmë ai do të shërbejë në diplomaci.

Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar kohët e fundit dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën.

Njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa kufij” (seksioni holandez). Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. Kontribuon si konsulent mediatik në fushën e hartimit të strategjive të komunikimit dhe realizimit të fushatave ndërgjegjësuese për programe të ndryshme zhvillimi. Zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare. Ushqen një pasion të veçantë për historinë, gjeografinë e filozofinë dhe është marrë me studimin e çështjeve të harmonisë sociale në diversitet.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI