Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Vendimi për negociatat, Fatmir Xhafaj: Nuk funksionoi skema për të më denigruar

Lapsi.al 28 June 2018
Vendimi për negociatat, Fatmir Xhafaj: Nuk funksionoi skema për

Shtyrjen e vendimit për negociatat dhe mungesën e një refuzimi të qartë nga BE për Shqipërinë, Fatmir Xhafaj e sheh si një indulgjencë për skandalin e të vëllait, Agron Xhafajt, aktualisht i dënuar në Itali për trafik droge. Nga foltorja e parlamentit, Xhafaj tha se skena e opozitës për të denigruar figurën e tij duke publikuar audiopërgjimin me babalen dhe vëllanë e tij, ka dështuar.

"E gjithë skena e dështuar që u ngrit për të denigruar ministrin e brendshëm nuk funksionoi. E gjithë historitë e montuara apo tinëzisht të shfrytëzuara nuk ka për qëllim as vërtetësinë dhe aq më pak drejtësinë. Se qëllimi juaj si autor dhe bashkëpunëtor në maskaradat e servirura publikut ishte diku tjetër nuk do aq mend për ta kuptuar. Këtë ua them atyre pak njerëzve që morën mend e tua dhe ju besuan. Është po aq e qartë se sa thatë e bëtë kundër meje kishte qëllim propagandistik tek qytetarët, që ministri i Brendshëm të merrte lincimin publik dhe pak rëndësi ka si do të ishte e vërteta.

Ju si dinakë dhe intrigantë u përpoqët të peshkonit mirë në këtë situatë. Jam mëse i vetëdijshëm që reforma e drejtësisë dhe rezultatet e punës time si ministër dhe i policisë së shtetit ka prekur jo pak interesa kriminale, dhe jo vetëm të grupeve kriminale por dhe të disa zyrtarëve e politikanëve të lidhur me fije të shumta interesash financiare dhe kriminale me to, brenda dhe jashtë vendit. Sot këto dy kategori gjenden të bashkuara në këto lum akuzash, duke i shërbyer njëra tjetrës dhe duke vepruar që të më shantazojnë në cilësinë e ministrit të Brendshëm, të shantazhojnë qeverinë dhe vetë institucionet e shtetit.

Ju që besoni se me këtë maskaradë keni gjetur kauzën e radhës gaboheni fort. Dua tju kujtoj një shprehje të njohur : Kush tenton t'i bëjë gropën tjetrit, të presë se shpejt mund të bjerë brenda" u shpreh Xhafaj në parlament.

Ministri i Brendshëm bëri edhe një paralajmërim për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me 3.4 milion eurot që u kapën në makinën tip Tojota në portin e Durrësit. Sipas Xhafajt, deklarata e Bashës se informacionin e mori nga shërbimet partnere, ishte një spekullim.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI