Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Negociatat/ Flet zëdhënësja e Komisionit Europian: Do të nisim punën përgatitore me Shqipërinë

Lapsi.al 28 June 2018
Negociatat/ Flet zëdhënësja e Komisionit Europian: Do të

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha se menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, Komisioni do të nisë punën përgatitore me Shqipërinë ose siç njihet ndryshe procesi screening. Koçijançiç tha gjithashtu se Komisioni do të vijojë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për reformat si përgatitje për të hapur negociatat.

Pas vendimit të vështirë pas orëve të gjata të diskutimit, Shqipërisë i është dhënë një shans i ri për në qershor të vitit 2019 për të hapur negociatat duke përmbushur njëkohësisht edhe kërkesat e Këshillit Europian në këtë kohë.

“Komisioni do të vijojë angazhimin për të shoqëruar Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në përpjekjet e tyre për reforma, në përgatitjen e tyre për të hapur negociatat e pranimit në qershor 2019. Në këtë kontekst, Komisioni do të fillojë punën e nevojshme përgatitore. Kjo përfshin kontrollin teknik të legjislacionit (screening) si dhe përgatitjen e kornizës së negociatave.” – tha Koçijançiç për Ora News.

Procesi i njohur Screening është një ushtrim tërësor që udhëhiqet nga Komisioni, për të përgatitur negociatat për anëtarësim. Ky proces i jep mundësi vendit kandidat për t’u përshtatur më tej me legjislacionin europian dhe lejon Komisionin të vlerësojë përgatitjen e vendeve kandidate.

Tipikisht, ky proces zgjat më shumë se 1 vit dhe siguron një bazë të qëndrueshme për vendimin që do të marrin vendet anëtare për kapitujt dhe negociatave për anëtarësim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI