Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Gent Zenelaj-Kiço Londos: Mos qaj, do bëjmë teatër tjetër, do ta bëjmë në rrugë!

Lapsi.al 28 June 2018
Gent Zenelaj-Kiço Londos: Mos qaj, do bëjmë teatër

Mazhoranca votoi gjatë seancës së së të enjtes futjen në kalendar të projekt-ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të një Teatri të ri, por artistët kanë vijuar protestën. Aktori Gent Zenelaj i është drejtuar Kiço Londos, drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” i cili qëndronte në një nga dritaret e godinës. Pasi ka mbaruar fjalën, Zenelaj ka marrë edhe njëherë mikrofonin duke thirrur në drejtim të dritareve të teatrit: "Kiço mos qaj, do ta bëjmë teatrin në rrugë, Kiço mos qaj! kanë qenë fjalët e Gentian Zenelajt.

“Të jesh i lirë është një zgjedhje, të jesh trim është një zgjedhje, të kundërshtori diktaturën është një zgjedhje. Sot është një ditë shumë e trishtë, jeni dëshmitarë të një gjëje që keni parë në filma dhe në dokumentar. Ka ndodhur sot. Sot në këtë shtet ku unë kam vendosur të rris fëmijët e mi, ku unë paguaj taksa me ballin lart dhe punoj me ballin lart. Unë sot kam parë sesi është përdhosur e drejta, ligji, burrëria, si janë zbythur vlerat që duhet të ketë një komb, kam parë sesi tradhtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis.

Po u them atyre që të vij dita që ta bëni gjumin e qetë, kjo tokë këtu është vjedhur. Më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Por ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun. Të gjitha gjërat që thoni në emër të arritjeve janë dokrra. Më lejoni t'u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët të ishit të lirë”- u shpreh Zenelaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI