Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Rama më në fund e pranon: Ka ndryshim mes çeljes së negociatave imediate dhe atyre në 12 muaj

Lapsi.al 29 June 2018
Rama më në fund e pranon:  Ka ndryshim mes çeljes së

Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kreu i qeverisë Rama tha se ndonëse Shqipëria nuk mori hapjen imediate të negociatave, por çeljen e negociatave në një afat prej 12-muajsh, ky është një vlerësim pozitiv.

Ai theksoi se Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin përgatitor, në mënyrë që Shqipëria të mos humbë kohë në drejtim të procesit të integrimit në BE.

“Ka qenë jo një çudi, por në njëfarë mënyrë një surprizë befasuese për ne, që të gjithë kanë bërë edhe më shumë se çdo të ishte mjaft për të thënë se ne e bëmë tonën. Në mënyrë të veçantë dua të nënvizoj atë që në 72 orët e dallgëve të larta të procesit fillimisht në Luksemburg e më pas në Bruksel, bënë fqinjët tanë greke dhe italianë. Në kuptimin më të vërtetë të fjalës, bënë asgjë më pak sesa do të kishim bërë ne vetë nëse do të ishim të pranishëm. Ne mungonim, por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të këtyre dy miqve, ne nuk munguam aty. Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme qoftë për ne, qoftë edhe për fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut. Sot ne kemi kapërcyer një moment tejet të vështirë. Deri dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst. 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave dhe 3 vendeve të tjera ishin në një pozicion të ndryshëm për arsye që ne i kemi dëgjuar në vijimësi dhe i kuptojmë plotësisht. Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave në 12 muaj, dhe kjo është e pranueshme, por ndryshimi është më formal seç duket në pamje të parë. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet nga 6 në 12 muaj. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Ky është mirëkuptimi më i plotë dhe më i mirëpritur nga ana jonë i të gjithë vendeve anëtare. Kjo është lejuar për të mos humbur asnjë minutë kohë. Ne do të thellojmë reformat tona në të gjithë ato drejtime që janë mirëpërcaktuar nga teksti i Këshillit”, - tha kryeministri Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI