Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Festa e shtyrjes së negociatave/ Rama ndan medalje për ambasadorët në Hollandë e Francë

Lapsi.al 29 June 2018
Festa e shtyrjes së negociatave/ Rama ndan medalje për

Mund të quhet edhe "festa e dështimit" ceremonia që u zhvillua këtë të premte në Ministrinë e Jashtme. Sepse në fund të një një gare apo sfide, çmimet dhe mirënjohja zakonisht iu shkojnë fituesve, njerëzve të suksesshëm, triumfuesve që ia dalin në fund, kurse në kremtimin e vogël qeveritar tek Ministria e Jashtme u shpërblyen me medalje ambasadorët që kishin dështuar për negociatat, si Aida Sakiqi e Hollandës dhe Dritan Tola i Francës.

"Vërtet jam shumë i emocionuar. Më kapët papritur. Kjo është një surprizë për ne" tha Tola, ambasadori ynë në Francë, i habitur nga vlerësimi që mori në Tiranë.

Medaljet e mirënjohjes u dhanë edhe për ambasadoren tonë në Bruksel, Suela Janina, për të cilën kryeministri tha se kishte qenë në "anën më miqësore të frontit" dhe për Artur Kukon, ambasadorin tonë në Gjermani.

Duhet thënë se i vetmi që e meritoi medaljen e Mirënjohjes është ambasadori ynë në Gjermani. Kuko ishte i detyruar të kalonte ca momente të vështira, kur Rama ishte në Berlin dhe u refuzua në bllok nga deputetët e Bundestagut. Darka e refuzuar nga deputetët gjermanë, në një nga lokalet më të shtrenjta të Berlinit duhet të kenë qenë një siklet i rrallë për ambasadorin, nga ata që vetëm një vizitë e Ramës mund ta rezervojë.

Negociatat nuk u hapën për Shqipërinë. BE shtyu me një vit vendimin për hapjen e negociatave, duke qartësuar kushtet dhe pritshmëritë nga qeveria shqiptare. Për të fshehur dështimin në Bruksel, Rama organizon kremtime dhe ndan medalje mirënjohjeje për ambasadorët, kur në fakt siç e tha edhe vetë, ka përpara një vit punë më shumë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI