Flash

Përfundon numërimi: Në dy makinat "Toyota" në Portin e Durrësit u bllokuan 3.4 mln euro

Lapsi.al 25 June 2018
Përfundon numërimi: Në dy makinat "Toyota" në

Përfundon numërimi i eurove të kapura ditën e djeshme në dy makina 'Tojota Yaris', në Portin e Durrësit. Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se sasia e parave të sekuestruara është  3.4 milion euro. Po hetohet për të gjetur porositësin dhe autorët që i dërguan, teksa dyshohet se janë para të fituara me aktivitet kriminal në Belgjikë. 3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina "Toyota Yaris",  në Portin e Durrësit. Kjo është që jepet nga grupi hetimor pas numërimit të parave me dorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë falso. Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë. Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma. Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë.

Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë. Makinat Toyota kishe mbërritur  në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona - Bari. Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës. Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.  Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte tranportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit. Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit të kamionit. Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin. Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.

Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave. Megjithatë pritet që shuma e eurove të jetë edhe më e madhe pas tashmë eksprtetët janë ende duke i numëruar. Ndërkohë ditën e enjte në seancen parlamentare, kreu i PD Lulzim Basha denoncoi se një politikan socialist, tri ditë më parë ka qenë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris, brenda së cilës ishin 1.5 mln euro para droge.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI