Flash

Arkitekti Maks Velo shkon te artistët: Ju them si zgjidhet çështja e Teatrit

Lapsi.al 24 June 2018
Arkitekti Maks Velo shkon te artistët: Ju them si zgjidhet

Arkitekti Maks Velo u është bashkuar artistëve që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të shkurtër ai tha se kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte duke shmangur prishjen.

“E para për çështjen e zjarrit. Është i vetmi institucion që ka një pishinë. Nëse pishina mbushet me ujë mund të shuhet zjarri. E dyta, shikoni sa dyer janë. Nuk ka institucion me kaq dyer.

Ky nuk është Teatri Kombëtar. Ky është arti i kombit. Këtu ka filluar baleti, këtu ka filluar opera. Këtu filloi ansambli i ushtrisë. Këtu kam qenë në 53-in kur Mustafa Krantja çeli filarmoninë. Prej këtu ishte “Kinostudio numër 2”. Të gjithë aktorët e filave ishin të Teatrit. Ne kishim të njëjtët aktorë. Këtu kanë ardhur teatrot e rretheve. Ata e kanë si tempull.

Ky nuk është një Teatër Kombëtar, por një Teatër Ndërkombëtar sepse këtu kanë luajtur teatri i Shkupit, teatri i Beogradit, tetari i Pragës, ansamble nga Kina, etj.

Ky teatër ka krijuar edhe fakultetin e dramës sepse nga këtu ishin në fillim klasat dhe këtu jepej mësimi. Ky ka vlera multidimensionale. Kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte dhe të gjitha gjërat që mungojnë mund të bëhen.

Ngrohja? Mund ta bëjmë këtu dhe ta çojmë atje. Mund të bhet një kat nën tokë dhe mund ta zgjidhim mangësinë që ka teatri. Zgjidhja është e lehtë, është e mundshme, është perfekte dhe është që të restaurohet” – tha Velo që në të kaluarën ka mbajtur shpesh krahun e kryeministrit Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI