Flash

Zbulohet kush e solli makinën me 4 milionë euro kontrabandë

Lapsi.al 24 June 2018
Zbulohet kush e solli makinën me 4 milionë euro kontrabandë

Zbulohen të tjera të dhëna për sasinë e madhe të eurove cash të sekuestruara në portin e Durrësit. Burime të lapsi.al në policinë e këtij qyteti thanë se të hollat janë numëruar dhe llogariten rreth 4 milionë euro. Ato kanë qenë të shpërndara në 2 automjete tip “Toyota Yaris” të ngarkuara në një kamion me 7 automjete te tjera.

Në këtë kamion kishte 7 automjete Toyota, një Opel dhe një Alfa Romeo. Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Ankona. Policia ka arritur të ndalojë deri tani 4 persona. Mes tyre është shoferi i kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. ©lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet i vdekur në mal një 69-vjeçar

Policia e Beratit njoftoi se sot  rreth orës 9:20, në malin e Kapinovës është gjetur nga banorë të zonës i vdekur, shtetasi H.G , 69 vjeç, banues ne Poliçan. ...

11:24

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI