Rexhep Taip Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi. Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave, kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur 52,7% të tyre. Këtë e bëri të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 30.6% të votave. Nëse Erdogani e humbiste shumicën absolute dhe merrte në fund më pak se 50% të votave, ai duhet ta kalonte në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.
Edhe në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po këtë të diel, koalicioni i Erdogan ka marrë mbi 53.9% të votave, një mazhorancë absolute. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë kanë dalë mijëra mbështetës të Erdogan në rrugë për të festuar. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=z6IxJKrvk7w