Flash

Erdogan flet pas fitores: Turqia i dha botës një shembull demokracie

Lapsi.al 24 June 2018
Erdogan flet pas fitores: Turqia i dha botës një shembull demokracie

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura të dielën në Turqi.

"Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë ... Kombi ynë më dha detyrën e presidencës dhe pushtetit ekzekutiv", - u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll duke cituar rezultatet jozyrtare, sipas të cilave ai bëhet lideri i parë i Turqisë nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes.

"Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend", shtoi Erdoğan, duke iu referuar aleancës parazgjedhore me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Presidenti turk theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit gjatë zgjedhjeve të sotme është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

"Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90%", - u shpreh Erdoğan.

Ai tha se qëllimi i qeverisjes së re do të jetë që Turqia të arrijë drejt synimeve të vitit 2023.

"Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë", tha Erdoğan. /AA

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI