Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Ulet papritur numri i atyre që duan të punojnë në shtet

Lapsi.al 23 May 2018
Ulet papritur numri i atyre që duan të punojnë në shtet

Kërkesa për të gjetur një punë në administratën publike është ulur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, numri i aplikantëve që duan një punë me statusin e nëpunësit civil apo niveleve drejtuese është dy herë më i ulët në fund të 2017-s krahasuar me vitin 2015.

Dy vite më parë kanë qenë 20 mijë persona që kanë aplikuar pranë këtij departamenti për të marrë një pozicion pune, ndërsa në 2017-n numri i tyre është 8600, ulje drastike e cila lidhet edhe me rënien e vendeve të shpallura.

Brikena Nallbani është nëndrejtore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ajo thotë se tendenca për të kërkuar një punë në “shtet” ka rënë ndjeshëm nga viti në vit.

Disa nga arsyet që ajo numëron është edhe rikthimi i rregullit në administratë, e cila nuk vlerësohet më si një punë e lehtë, ndërsa sektori privat konkurron më shumë me pagat dhe pozicione për persona që kanë arsim profesional.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit pranon se ka edhe raste ku shumë punonjës vendosin të largohen vetë nga administrata publike dhe të kërkojnë punësimin në sektorin privat. Aktualisht ka 85 mijë punëkërkues në zyrat e punësimit, ndërsa para dy vitesh ky numër ishte 150 mijë./klan

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI