Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Dënohet me burg Nikolla Gruevski/ Prokuroria Speciale gjeti korrupsion në blerjen e një makine

Lapsi.al 23 May 2018
Dënohet me burg Nikolla Gruevski/ Prokuroria Speciale gjeti korrupsion

Rasti “Tanku” është quajtur në media dosja hetimore që çoi në dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski.

Prokuroria Speciale zbuloi se në fillim ishte zgjedhur makina dhe ishte bërë porosia e saj, ndërsa më pas ishte shpallur tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme..

Prokuroria Speciale ngriti 5 akuza kundër ish kryeministrit që sot mori vendimin e gjykatës.

Në këtë rast, gjithashtu është e akuzuar edhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish zëvendësministri i MPB-së, Gjoko Popovski. Për Jankullovskën, gjykimi në një procedurë të veçantë fillon më 28 maj.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski në këtë lëndë janë të akuzuar për blerje të paligjshme të makinës “Mercedes” për siç kanë thënë, nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në leximin e aktgjykimit gjykatësja lexoi të gjitha dëshmitë të cilat janë thënë gjatë gjykimit nga Prokuroria Speciale dhe nga pala mbrojtëse. E akuzuara Gordana Jankulloska në këtë lëndë është gjykuar me procedurë të veçantë, ndërsa vendimi për të do të merret në seancë tjetër.

Kurse i akuzuari Gjoko Popovksi edhe gjatë ditës së djeshme nga Gjykata Penale u dënua me nëntë vite burg në lëndën “Treqind”, e cila ka të bëjë po ashtu me blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI