Flash

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Patozi: Kur prokurori nuk ka, e marrim me qera apo e japim me koncesion

Lapsi.al 23 May 2018
Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Patozi: Kur prokurori nuk ka, e marrim me

Duke komentuar deklaratat politike dhe heshtjen e prokurorisë pas publikimit te audio-përgjimit për vëllain e Fatmir Xhafajt, e dëshminë e bashkëpunëtorit X qe rrëfeu njohjen me Agron Xhafajn, ish deputeti i PD Astrit Patozi ne nje postim ne rrjetet sociale thotë se situata është me keq nga ajo qe thonë partitë politike, pasi Patozi mendon se nuk kemi prokurori fare.

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”. Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare. Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”. Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend. Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre. Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dh thirrje dëshmitarësh. Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë. Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky. Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t’i japin paracetamol për t’i qetësuar dhimbjet. Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me koncension?” – shkruan Patozi

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI