Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Spartak Ngjela me sytë nga Gruevski: Prokuroria Speciale do të fillojë edhe në Shqipëri!

Lapsi.al 23 May 2018
Spartak Ngjela me sytë nga Gruevski: Prokuroria Speciale do të

Një paralale mes dënimit të Nikolla Gruevskit dhe asaj që mund të ndodhë në Shqipëri kur të krijohet Prokuroria Speciale, e sheh në horizont Spartak Ngjela. Sipas tij, raste korrupsion të ngjashme me 600 mijë eurot që ka keqpërdorur Gruevski, në Shqipëri janë normalitet dhe janë hetuar të gjitha.

"Sot gjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro. Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.

Të gjitha janë hetuar.

Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj. Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët" shkruan Ngjela në rrjetet sociale.

Në vazhdim, avokati thotë se është informuar për pasuesin e Romana Vlahutin, ambasadorin e ardhshëm të BE në Tiranë. E përshkruan si personalitet në jurisprudencë dhe një prej autorëv të ligjeve të vetingut. Emrin gjithsesi nuk ia thotë.

"Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi" e tregon Ngjela përfaqësuesin e radhës të Bashkimit Europian në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI