Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Deputeti i Agimit të Artë 'shpërthen' kundër shqiptarëve: S’kishin këpucë në këmbë tani bëjnë shqiponjën, thirrje për të bllokuar integrimin në BE

Lapsi.al 10 May 2018
Deputeti i Agimit të Artë 'shpërthen' kundër

Sot është diskutuar në parlamentin grek miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtësimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor.

Gjatë diskutimit mori fjalën nga Siriza Jorgos Dizamis, nga Demokracia e Re Savas Anastasiadhis, nga Pasok-Dimar Odhiseas Konstandinopulos, si dhe anëtarë të tjerë nga Partia Komuniste e deputetë të pavarur.

Në seancën e Komisionit të Përhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Çështjeve të Jashtme ishte i pranishëm dhe zv/ministri i Jashtëm Jorgos Katrugalos.

Vota pro mori memorandumi i bashkëpunimit nga partitë Siriza, Anel, Potami, nuk u pozicionuan akoma Demokracia e Re, PASOK dhe Bashkimi Qendror e Levendis, ndërsa kundër u shprehën hapur deputetët e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Madje deputeti Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjeseëmarrja e Eleni Fureira në Eurovizion.

Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.

Konkretisht, Kasidiaris ka thënë se “e shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe.

Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”,- përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë sot në parlamentin grek.(BW)

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI