Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kapet 56 kg marijuanë në traget, mes 10 të arrestuarve edhe një shqiptar

Lapsi.al 10 May 2018
Kapet 56 kg marijuanë në traget, mes 10 të arrestuarve edhe

Një bandë trafikantësh është shkatërruar nga policia e Romës, duke çuar në arrestimin e 10 personave mes tyre edhe një shqiptar. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të madha lëndë narkotike. Hetimet kanë zbardhur dhe lidhjet e këtij grupi trafikantësh me klanin "Polverino-Orlando" të mafias napoletane ‘Camorra’. Ndërsa në Ishullin e Siçilisë u sekuestruan 56 kg marijuanë në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë

Policia e Romës në bashkëpunim me atë të Torinos dhe Frozinones ka shkatërruar në mëngjesin e kësaj të enjteje një grup kriminal trafikantësh droge që transportonin lëndë narkotike nga Maroku e Spanja drejt Italisë.

Në pranga janë vënë 10 persona, 7 prej të cilëve marokenë, 1 algjerian, 1 italian dhe një shtetas shqiptar. Gjatë operacionit u sekuestruan 16 kg hashash, 4 kg marijuanë, 7 kg kokainë.

Droga magazinohej në borde automjetesh të parkuara në vende strategjike në territorin e Romës. Operacioni i koduar "NADIR 2" ishte shtrirë në lagjet e qëndrës historike romane Pigneto, San Lorenzo, Trastevere, Campo de' Fiori, Lungotevere, por edhe në lagjet pereiferike.

Hetimet kanë zbardhur dhe lidhjet e këtij grupi trafikantësh ne klanin "Polverino-Orlando" e mafias napoletane Camorra. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Spanjë dhe 2 anëtarë të këtij grupi trafikantësh. Në vilën e njërit prej tyre në Andaluzi janë sekuestruar 200 kg hashash e 3 kg kokainë. Nën hetim janë vënë dhe 28 persona të tjerë.

Ndërsa në Ishullin e Siçilisë u sekuestruan 56 kg marijuanë në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë. Droga ishte e konfeksionuar në 6 pako të mëdha të mbyllura hermetikisht. Në pranga është vënë korrieri i drogës, që ishte dhe drejtuesi i automjetit. Policia italiane ka nisur një proces hetimor por nuk ka bërë ende publik emrin e të arrestuarit./ora news

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI