Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

'Zhduket' Gjykata Kushtetuese, mbetet vetëm me dy anëtarë

Lapsi.al 10 May 2018
'Zhduket' Gjykata Kushtetuese, mbetet vetëm me dy

Gjykata Kushtetuese, më e rëndësishmja në vend, është jashtë funksionit. Prej ditës së sotme ajo ka mbetur me vetëm dy anëtarë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të enjte gjyqtarin Fatmir Hoxha. Nga 9 anëtarë që ka kjo gjykatë, 3 prej tyre Sokol Berberit, Vladimir Kristos dhe Vitore Tushës u ka mbaruar mandati. Besnik Ymeri u largua duke dhënë dorëheqjen.

Në 5 gjyqtarët e mbetur, 3 prej tyre, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha janë shkarkuar nga Vetting-u.

Nga 9 anëtarët kanë mbetur vetëm kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari, por edhe këta të dy nuk e kanë kaluar ende procesin e Vetting-ut. Në këtë mënyrë, me vetëm dy anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese jo vetëm nuk shqyrton dot asnjë çështje, por as nuk pranon dot ankesa nga qytetarë apo institucione.

Tashmë Gjykata më e rëndësishme në Shqipëri, garanti i Kushtetutës është inekzistent dhe e tillë pritet të jetë për një kohë të gjatë.

Nuk dihet edhe sa muaj të tjerë do të duhen për t’u rindërtuar ky institucion, për shkak të emërimeve të lidhura me ngritjen e institucioneve të Vetting-ut.

Shqetësimi për shpartallimin e Gjykatës Kushtetuese e ngritën javën e kaluar edhe një grup deputetësh gjermane zhvilluan një takim në këtë Gjykatë, posaçërisht për shkak të nxjerrjes së saj jashtë funksionit dhe shndërrimit në një institucion inekzistent./Klan

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI