Flash

24 orë nga arratisja e shqiptarëve nga burgu, policia greke vazhdon kërkimin

Lapsi.al 10 May 2018
24 orë nga arratisja e shqiptarëve nga burgu, policia greke vazhdon

Policia greke ka rreth 24 orë në ndjekje të dy shqiptarëve që u arratisën mbrëmjen e të mërkurës nga Porti i Pireut teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Mediat greke shkruajnë sot se forcat policore janë duke kontrolluar në çdo vend të mundshëm të Pireut pasi dyshimet e forta janë se ata mund të fshihen në një shtëpi në këtë qytet ku kanë disa të njohur të vjetër, persona me të cilët kanë pasur edhe bashkëpunim në vepra të paligjshme.

Policia dje mori një telefonatë nga dëshmitarë banorë të Metaxourgeio, të cilët kishin parë një person të ngjashëm me përshkrimet e njërit prej të arratisurve i cili po tentonte të hynte në një ndërtesë të braktisur.

Por pas kontrollit të policisë, nuk u gjet asnjë person.

Po ashtu pak orë pas ngjarjes, disa dëshmitarë thanë se kanë parë një person të veshur në mënyrë identike si njëri nga të arratisurit dhe dorën e tij e kishte mbështjellë me një shami që të fshihte prangat.

Policia ka shpërndarë fotot e dy shqiptarëve të rrezikshëm që janë të dënuar me burg.

Mediat greke, raportojnë se shqiptari Xhuliano Halili ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm ne Greqi, për vrasjen e shqiptarit, Filip (Fillim Mesaja) dhe një djali të vogël.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI