Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kokëdhima rrëfen arsyen përse u prish me Ramën: Punonte pas krahëve të mi...

Lapsi.al 7 May 2018
Kokëdhima rrëfen arsyen përse u prish me Ramën: Punonte pas

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka rrëfyer një nga arsyet e prishjes së marrëdhënies së ngushtë me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion”, Kokëdhima tha se synimi i tij ishte të reformonte sistemin nga brenda tij, por Rama që e mbështeste publikisht ia punonte pas krahëve.

“Unë desha të reformoja sistemin nga brenda. Unë kisha një projekt që nisa ta zbatoja dhe që Edi Rama e pranoi me gjysmë zëri përpara meje, por e luftoi pas shpinës sime. Ky ishte dhe arsyeja pse u prish Edi Rama me mua. Nga A-ja te Zh-ja” – tha Kokëdhima.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu që për herë të dytë ia përmendi emrin Kokëdhimës mes emrave të tjerë të inkriminuar të larguar nga politika për shkak të këtyre lidhjeve.

“Do të isha i lumtur të kisha shoqërinë civile që përmend ambasadori. Për rastin konkret nuk mendoj se është shoqëria civile apo shtypi i lirë që bënë dekriminalizimin dhe ligjin për këtë.

Partia ZGJIDHJA ka qenë dhe mbetet pro Amerikës dhe Perëndimit. Unë kam qenë dhe mbetem një biznesmen i pastër i këtij vendi në një shtet mafioz. Unë jam goditur sepse kam qenë kundër të gjithëve në këtë vend.

Unë jam një person që gjithë jetën kam bërë shkollë, kam mbështetur njerëzit e ndershëm dhe këtë e dinë të gjithë”, - tha Kokëdhima. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Divjaka pa rrugë, por me kullë

Rruga që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë. Prodhimet e zonës transportohen drejt të gjithë Shqi...

22:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI