Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Buka që po vret shqiptarët. Nëpër furra përdoret mielli më i keq në Europë

Lapsi.al 7 May 2018
Buka që po vret shqiptarët. Nëpër furra përdoret mielli

Shija e keqe e bukës që blejmë dhe konsumojmë si dhe vlerat e saj ushqimore janë më të ulëtat në Shqipëri se në çdo vend tjetër të Europës. Shqiptarët jo vetëm që nuk janë të sigurt për produktet e tjera që konsumojnë, por edhe buka që është ushqimi më i rëndësishëm i tryezave tona është i mbushur me kimikate.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pranoi sot se standardi ushqimor i bukës së prodhuar në Shqipëri, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë.

Ai kujton se pesë vjet më parë, kur ishte në detyrë, firmosi një udhëzim sipas të cilit mielli që do të përdorej për të prodhuar bukën, duhet të kishte një nivel prej 12.5 proteinash. i cili gjithashtu është ende larg standardit evropian që e kërkon këtë nivel në shkallën 14 për qind.

Ai tregoi:

“Miell apo krunde, ne ishim të vendosur që shqiptarët të merrnin cilësinë më të mirë të bukës së tyre, porkëtij udhëzimi, ju gjetën të çara për ta shmangur. U kërkua që të importohej dhe miell me nivel 9 për qind proteinash, nga i cili prodhohen biskota apo makarona. Dhe kjo dritare e lënë, u bë një derë ku depërtoi mielli i papërshtatshëm.

Shteti nuk i kishte dhe nuk i ka kapacitetet të kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit të miellit. Me sasinë e miellit që importohet gjoja për të bërë biskota, Shqipëria, por dhe gjithë rajoni do të ushqeheshin me këtë produkt”.

Duke rënë dakord me rrezikun dhe skandalin e shijes së keqe të bukës në Shqipëri kryetari i unionit të prodhuesve të miellit Adi Haxhiymeri tha:

Kam folur me të gjithë aktorët vendimmarrës në Shqipëri. Kam dashur ta mbaj jashtë politikës këtë temë, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dhe cilësia ushqimore e bukës nuk është ajo që duhet. Kjo ndodh për shkak të importeve të pakontrolluara që bëhen dhe për një grusht parash që fitohen në kurriz të tryezës së shqiptarëve. Situata mund të ndreqet shumë thjesht.

Duke bërë kryesisht dy hapa: duke kryer kontrollet dhe analizat e duhura të miellit të importit dhe duke vendosur në mënyrë të detyrueshme në ambalazhin e tij të dhënat ushqimore të miellit. Mielli me cilësi të papërshtatshme importohet nga Kosova, që gjithashtu e importon nga Serbia.

Nuk po flas këtu për dëmin e jashtëzakonshëm që i është bërë industrisë vendase të miellit nga konkurrenca e pandershme, për plagët sociale që mund të krijohen dhe për ngutin që ndjen çdo prodhues i miellit, që është edhe taksapagues i madh, për të lënë vendin. Po them vetëm se kjo është një çështje tejet delikate që mund të zgjidhet shumë thjesht nëse ekziston vullneti politik”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI