Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Dalin emrat/ Kandidatët e mundshëm të PS-së për disa bashki

Lapsi.al 7 May 2018
Dalin emrat/ Kandidatët e mundshëm të PS-së për disa

Zgjedhjet vendore janë më shumë se një vit larg, por mes socialistëve kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të atyre që mund të jenë kandidatë të mundshëm për kryetarë bashkie. Zv/kryeministrja Senida Mesi flitet prej kohësh si një kandidate potenciale në Shkodër, por ajo vetë mohon kur pyetet për këtë. Shkodra është në bashki ku socialistët kanë pak shanse të fitojnë vetëm. Ndërsa në Lezhë, nuk është më sekret dëshira e Pjerin Ndreut për të drejtuar qytetin, ndonëse njësoj si në rastin e Shkodrës të dyja konsiderohen gara shumë të vështira.

Raste të veçanta janë Elbasani dhe Durrësi, kryebashkiakët e të cilëve po mbyllin tashmë mandatin e tretë. Por socialistët theksojnë se ligji që kufizon në 3 mandatet e një kryebashkiaku nuk ka fuqi prapavepruese, ndaj dhe numërimi nis me zgjedhjet e vitit 2015. Përtej interpretimit ligjor, PS pritet të marrë një vendim politik për fatin e Qazim Sejdinit dhe Vangjush Dakos.

Të kontaktuar nga Top Channel, ata vetë nuk u përgjigjën nëse dëshirojnë të kandidojnë përsëri. Një zgjidhje për Elbasanin konsiderohet nga socialistët kandidimi i deputetes Evis Kushi, që njihet për miqësinë me familjarë të afërt të kryebashkiakut aktual. Ndërsa në Durrës, si një alternativë ndaj Dakos flitet Ardian Çela, që aktualisht drejton OSHEE-në.

Kamzën pritet që ta tentojë deputeti Rakip Suli, ndërsa Safet Gjici që nuk ia doli në 2015 përballë Xhelal Mziut, pritet të provojë përsëri, këtë herë në Kukës. Në Has, përveç kryetarit aktual Adem Lala pretendent është edhe ish-kryetari Liman Morina.

Përveç Erion Veliajt në Tiranë, edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, jepet si një rikandidim i sigurt, njësoj si Kastriot Gurra në Librazhd. Një pikëpyetje qëndron mbi fatin e Dritan Lelit në Vlorë, ku nuk përjashtohet zëvendësimi me deputeten Vilma Bello, ndërsa për Korçën deri tani socialistët nuk kanë një alternativë të konsoliduar ndaj Sotiraq Filos.

Në Lushnje jepet i sigurt zëvendësimi i Fatos Tushes, për arsye shëndetësore. Ndërsa në Berat, që sipas marrëveshjes së vitit 2015 iu la LSI-së, si një kandidaturë e mundshme socialiste flitet Eugen Kallfani, aktualisht drejtor rajonal për Kulturën dhe kandidat në listën PS-së për Beratin në zgjedhjet e vitit 2017./tch

Të këshilluara

Harroi gazin hapur, vdes gruaja nga Shijaku

Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak. Policia thotë viktima jetonte e vetme. Mësohet se pasi ka gatuar e ka ...

16:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI