Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vettingut/ Sa policë janë gati?

Lapsi.al 7 May 2018
Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vettingut/

Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, 95% e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët e vettingut për Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA-në.

Dita e sotme, 7 maji, është afati i fundit i dorëzimit të këtyre formularëve.

Në një intervistë për "News 24", Hodaj u shpreh se zyrat e asistencës për dorëzimin e këtyre formularëve kanë qëndruar hapur dhe në fundjavë dhe procesi është mbyllur më herët. Qarqet që kanë mbyllur më herët procesin janë Korça dhe Berati. Ndërkohë në Tiranë vijojnë ende dorëzimet.

Në lidhje me personat që nuk kanë dorëzuar formularët brenda datës 7 maj dhe nuk kanë dorëzuar më herët dorëheqjen ata do të përjashtohen nga policia.

Në lidhje me procesin e vettingut, Hodaj theksoi se gabimet materiale nuk do i penalizojnë efektivët e policisë. Në rast se në formularët e vettingut punonjësit e policisë deklarojnë se kanë shkelur ligjin si për shembull, kanë kaluar në mënyre të paligjshme kufirin apo kanë punuar pa kontratë në një vend pune, rasti i tyre do të vlerësohet nga komisioni.

Të këshilluara

Harroi gazin hapur, vdes gruaja nga Shijaku

Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak. Policia thotë viktima jetonte e vetme. Mësohet se pasi ka gatuar e ka ...

16:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI