Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Hetimet për Saimir Tahirin/ Merret në pyetje edhe Sota

Lapsi.al 7 May 2018
Hetimet për Saimir Tahirin/ Merret në pyetje edhe Sota

O. Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. 25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. I riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët me ish-ministrit dhe grupin e Habilajve. Ai u arrestua në Nëntor të vitit të kaluar në Elbasan dhe u lirua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në 4 Janar të këtij viti.

Javën e kaluar krimet e rënda pyeten edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për ish-ministrin Tahiri. Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish-truproja e tij Elvis Rexha. Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve.

Burime nga Prokuroria thanë se tani që ish-ministri është pa imunitet, mund të kërkojnë masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja. /TvKlan

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI