Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Flasin familjarët e kosovarit të djegur në Fushë Krujë: Pse nuk kemi hapur dyert për mort

Lapsi.al 7 May 2018
Flasin familjarët e kosovarit të djegur në Fushë Krujë:

Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria.

Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri. Disa burime kanë raportuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur dyert e mortit për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit, raporton Express

“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, - tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

“Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tonët”, - shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende dyert e mortit deri të marrin rezultatin e ADN-së.

“As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 % që është Xhaferi”, - thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.

Të këshilluara

Harroi gazin hapur, vdes gruaja nga Shijaku

Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak. Policia thotë viktima jetonte e vetme. Mësohet se pasi ka gatuar e ka ...

16:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI