Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Urdhëri i Haki Çakos: Policët të japin shenjat e gishtave dhe analizat e gjakut

Lapsi.al 8 December 2017
Urdhëri i Haki Çakos: Policët të japin shenjat e gishtave

Të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë hyrë në radhët e kësaj organizate pas vitit 2013, do t’u verifikohen gjurmët e gishtave dhe analizat e gjakut. Sipas një urdhëri të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, këto të dhëna personale do të shërbejnë për të parë nëse ata kanë qenë të dënuar më parë në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër dhe nëse janë përdorues droge.

Testit i nënshtrohen jo vetëm policët që kanë ardhur nëpërmjet Akademisë së Sigurisë, por edhe ata që janë ripranuar pas 2013-ës.

Kjo praktikë kishte nisur të zbatohej në polici në vitin 2008, me një urdhër të nxjerrë nga ish-drejtori i asaj kohe, Ahmet Prençi. Por pas Shtatorit të vitit 2013, ajo u ndërpre.

Në muajin Tetor, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako rifreskoi urdhërin. Televizioni Klan mëson se afërsisht 600 efektivë, oficerë dhe punonjës të rolit bazë i kanë dorëzuar të dhënat e kërkuara, në një afat prej një muaji.

Informacionet pritet të krahasohen me skedat e ruajtura në bazat e të dhënave të policisë në vendet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera.

Ky është një tjetër hap që ndërmerret për të pastruar radhët e policisë nga persona me precendentë.

Ministri i Brendshëm Xhafaj ka paralajmëruar se të gjithë drejtuesit dhe efektivët e policisë, shumë shpejt do t’i nështrohen edhe procesit të Vettingut. Ndërsa sipas Kryeministrit Edi Rama, policët do të duhet të kalojnë edhe testin e poligrafit./tv klan

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI