Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Blushi nxjerr foton nga protestat e lëvizjes studentore: Në 8 dhjetor u nisëm shumë...

Lapsi.al 8 December 2017
Blushi nxjerr foton nga protestat e lëvizjes studentore: Në 8 dhjetor

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e kujton 8 Dhjetorin me një foto nga protesta e të rinjve të Lëvizjes Studentore të dhjetorit, ku shfaqet bashkë me studentët e tjerë. Në mesazhin në rrjetet sociale, Blushi shkruan se shumë ishin pjesë e asaj lëvizjeje, ndërsa sot kanë ngelur më pak.

“27 VJET MË VONË

Në 8 Dhjetor 1990 u nisëm shumë. Sot 27 vjet më vonë jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur. Gëzuar të gjithëve!”, shkruan në mesazhin e tij Ben Blushi.

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI