Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha nga Qytet Studenti: Shqiptarët nuk votojnë të lirë, luftoni të ndaloni oligarkët

Lapsi.al 8 December 2017
Basha nga Qytet Studenti: Shqiptarët nuk votojnë të lirë,

Pas Berishës ka folur edhe Basha në aktivitetin e organizuar për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti. Basha iu ka bërë thirrje të rinjve të guxojnë, të ngrihen dhe të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë.

Nga aktivitet i organizuar për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti tek shtatorja e Azem Hajdarit, Basha kujtoi 8 dhejtorin e 1990-ës dhe tha se ishte dita kur kuraja triumfoi mbi frikën.

“27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. Shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur. Në vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese të reja, flitet për pastrim të parlamentit nga kriminelët. Në vend që të mendojmë si të përmirësojmë sistemin bankar për të rritur ekonominë, diskutojmë si ta shpëtojmë sistemin bankar dhe ekonominë nga paratë e pista të krimit. Në vend që të mendojmë për më të pamundur dhe tu gjendemi në krah, mendojmë si të ndalojmë një grup oligarkësh që të mos plaçkitin vendin.  Zgjidhni përpjekjen përballjen, guxoni, ngrihuni luftonit ta ndryshojmë Shqipërinë. PD bija tjetër së bashku me lëvizjen e dhjetorit do jetë përherë me ju, me rininë në ballë të përpjekjes. Ndryshimi do të vijë dhe do të vijë shpejt”, - deklaroi Basha.

 

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI