Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Për herë të parë një Kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev viziton Kosovën javën e ardhshme

Lapsi.al 8 December 2017
Për herë të parë një Kryeministër i

Javën e ardhshme Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri maqedonas në Kosovë.  Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.

Në delegacionin e qeverisë do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski dhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.  Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI