Flash

Besnik Mustafaj: Rama delirant që nuk e njeh diplomacinë, poshtëroi ambasadorët

Lapsi.al 6 December 2017
Besnik Mustafaj: Rama delirant që nuk e njeh diplomacinë,

Ish-ministri i Jashtëm në kabinetin e Sali Berishës, Besnik Mustafaj, ka komentuar sot deklaratat dhe kërkesat që ka bërë kryeministri Edi Rama për ambasadorët e Shqiperisë nëpër botë, që të bëjnë diplomaci ekonomike, por për Mustafajn kjo nuk mund të ndodhë se është jashte tagrit të amabsadorëve dhe nuk kanë staf.

Mustafaj tha se Rama flet për tea që nuk i kupton dhe poshtëron ambasadorët, pasi u ka kërkuar gjëra që nuk janë në tagrin e tyre.

“S’është e thënë që kryeministri ta njohë politkën e jashtme dhe specifikat e punës së diplomatit sidomos të ambasadorit, por e ka për detyrë të dëgjojë këshilltarët. Ne kemi një kryeministër delirant që as di as nuk dëshiron të dëgjojë e të mësojë se i pëlqen vetja e flet për tema, si të shpallem unë për ekspert basketbolli që mund të kem parë 4-5 herë nga shkallët ndeshje. Ai foli dhe vazhdon të flasë për tema që nuk i kupton fare dhe flet me kompetencën e një njeriu që ka në dorë ti heqë dhe ti vërë ata në këtë kuptim i poshtëroi ambasadorët, i kërkoi gjëra që nuk janë në tagrin e tyre. Si do bëjnë ambasadoret diplomaci ekonomike, kur ambasada tonat nëpër botë janë me 3-4 veta, nuk arrijnë dot ti përgjigjjen asaj propagande që kërkon të bëjë zoti Rama” - tha Mustafaj ne emisionin “Vila24” ne News24.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI