Flash

Majlinda Bregu: Basha bën lojë të dyfishtë, sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar

Lapsi.al 6 December 2017
Majlinda Bregu: Basha bën lojë të dyfishtë, sot nuk ka PD, e

Ish-ministrja e Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu, kritike e hapur e Bashës në PD, jashte listes per deputete, ka folur me tone të forta kundër kryetari të demokratëve, teksa ka theksuar se sot nuk ka më PD.

Ne nje interviste ne “Mbrëmje në Abc News” me Mirela Milorin, e pyetur rreth përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend, Bregu u shpreh se deputetët kanë mungesë të njohurisë mbi të folurit publik.

“Ndihem keq kur shoh debatin parlamentar, ku edhe ata që hynë në parlament pa njohuri dhe zhvillim politik apo në të folurën publike. Ka nivel të ulët në njohjen e të folurës publike. Opozita duhet të ketë folës më të mirë në parlament, nuk arrij të numëroj 2-3 veta që të kem mundësi ti dëgjoj dhe të kuptoj diçka”- tha ajo.

Pyetur për Bashën me përplasjet me të, Bregu ka sqaruar se “Unë kam qenë më afër me të për ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden, se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën  filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë. Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri  në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës. Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar, po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari. Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”- tha Bregu.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI