Flash

SMS-të e trafikantit shqiptar të kokainës: “Të vras! Të djeg!”

Lapsi.al 5 December 2017
SMS-të e trafikantit shqiptar të kokainës: “Të vras!

26-vjeçari shqiptar Mario Kërtusha i arrestuar së fundmi si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Viçenca të Italisë ka një të shkuar kriminale. Kërtusha u vu sot në pranga bashkë me vëllain e tij Marion (lexo lajmet e lidhura në fund) dhe dajën e tij Ahmet Balla.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane ai u arrestua në maj të këtij viti për drejtim të makinës me shpejtësi tej normave të lejuara, por edhe për përndjekjen e ish-të dashurës së tij. Au u ndalua në bordin e një makine Fiat 600 me të cilën kishte mundur dy herë tu shpëtonte kontrolleve. Ai akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij moldave.

Ajo kishte thënë në polici se e kishte njohur Kërtushën në një lokal gjatë festës së vitit të ri 2016. Më pas mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër, por sipas vajzës ai shfaqte një sjellje të dhunshme. Ajo tha se e ka kërcënuar derisa në një rast e ka detyruar që të qëndrojë e mbyllur në shtëpi duke mos e lejuar të dalë as të blejë cigare.

Nuk dihet se si prej majit të 2016-ës, Kërtusha ia ka hedhur drejtësisë italiane, por tashmë duhet të përballet me akuzën e trafikut të drogës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI