Flash

Harta e diplomave të çdo lideri europian, shqiptarët në art

Lapsi.al 6 December 2017
Harta e diplomave të çdo lideri europian, shqiptarët në

Duket se, pak a shumë, çdo lloj diplome do të të ndihmojë që të ecësh në korridoret e pushtetit politik të Europës. Një hartë e përpiluar së fundmi nga platforma Reddit, me të dhënat e ofruara nga gazetari Pádraig Belton, vizualizon Europën me ngjyra dhe profesione sipas diplomës së parë të studimit të secilit nga kryesuesit të shtetit.

Harta flet për një shumëllojshmëri fushash studimi, ku madje vihet re edhe mungesa e një diplome, në rastin e kryeministrit të Suedisë.

Megjithëse harta tregon një përzierje të fushave të arteve dhe degëve shkencore, rëndësia e dukshme e ligjit e bën atë shumë më pak interesante. Sipas gazetarit që ka bashkuar të dhënat, më interesante e bën faktin se kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka studiuar për zjarrfikës.

Duke vëzhguar në të gjithë fushat e studimit të liderëve europianë, vihet re, sipas tij, në fushën e artit dhe shkencave sociale janë veçse 4 shtete, ndër të cilat Shqipëria, me diplomën “Artet e Bukura”, Franca me “Filozofi”, Hollanda me “Histori”. Në këtë hartë dominon diploma në fushën e ligjit, përkatësisht 14 shtete, pjesa më e madhe e të cilave të Europës qendrore, por edhe dy shtetet e gadishullit Iberik.

Në kundërshti të plotë me diplomën, që në rang botëror ka shpërndarjen më të madhe, ajo e biznesit, duket se lidërët europian janë më tepër të fushës së shkencave humane. Liderë të tjerë sakaq sipas hartës, kanë studiuar për sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, gazetari, sociologji. Vetëm lideri Italian ka studiuar për Shkenca Politike.

Një studim nga DDI, një kompani konsulence globale, bëri një zbulim të habitshëm: Të diplomuarit në shkencat humane performojnë më mirë si lider, se sa atë me një diplomë MBA në një numër fushash thelbësore. Sikurse tregohet nga analiza e DDI, të qenurit lider i mirë, i ka rrënjët në të qenit një folësi suksesshëm. Përtej aftësive ndërpersonale, ata me diploma në shkenca humane kanë aftësi më të forta sipërmarrëse dhe janë më të orientuar drejt rezultateve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI