Flash

Ish-diplomati amerikan: Haradinaj, Thaçi dhe komandantët e tjerë mund të akuzohen nga Gjykata Speciale

Lapsi.al 22 November 2017
Ish-diplomati amerikan: Haradinaj, Thaçi dhe komandantët e

Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj verdiktit të sotëm në Hagë, ku është dënuar komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Duke i bërë një analizë punës së Tribunalit të Hagës rreth impaktit politik të tij, Serwer ka thënë se edhe kur nuk i ka kapur me kohë, ky Tribunal i ka larguar nga skena politike udhëheqësit e luftës.

Serwer e ka përmendur me këtë rast se po të mos ndodhte kështu Bosnja dhe Serbia do të kishin raporte më të tensionuara.

Mladiqi dhe Karaxhiqi ishin detyruar të arratiseshin, Millosheviqi ishte mundur në zgjedhje dhe ishte ekstraduar - po të kishin mbetur ata politikisht aktivë ose vetëm të pranishëm në ambientet e tyre politike Sarajeva dhe Beogradi do të ishin më të tensionuar.

“Kjo është më pak e vërtetë për të akuzuarit kroat, boshnjak dhe kosovar, veçmas pse lidershipi më i lartë i tyre nuk ishin akuzuar asnjëherë. Presidenti kroat Tudjman dhe Presidenti Izetbegovic janë të vdekur. Kryeministri Haradinaj është akuzuar dhe liruar. Tani, ai është përsëri kryeministër. Ai dhe Presidenti i Kosovës, ose figura tjera të UÇK-së ende mund të akuzohen, nga “Gjykata Speciale” e Kosovës që përbëhet nga stafi ndërkombëtar në Hagë e që do të merret me krimet e pasluftës”, shkruan Serwer.

“Disa mund të thonë se dështimi për të mbajtur përgjegjës më shumë liderë kroatë, boshnjakë dhe lirimi i disa udhëheqësve ushtarakë të tyre, tregon se Tribunali është i njëanshëm kundër serbëve, ose implementon vetëm drejtësinë e fituesit. Disa lirime i shoh si të vështira për t’i kuptuar, por është e rëndësishme të mbahet mend se Gjykata si ICTY që ndjek praktikat më të mira në procedurat bashkëkohore kriminale ka gjasa më shumë ta lirojë fajtorin sesa ta dënojë të pafajshmin, e kështu duhet edhe të jetë”, ka shtuar Serwer./express

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI