Flash

Hija e Erdogan në Tiranë/ Shitet për 10 milionë euro kolegji "Turgut Ozal" që financohej nga Gylen

Lapsi.al 22 November 2017
Hija e Erdogan në Tiranë/ Shitet për 10 milionë euro kolegji

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë.

Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë.

Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria, tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.

Revista “Monitor” raporton se vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë euro.

Sipas Monitor, “Turgut Ozal Education” është institucioni më i madh arsimor privat në vend, sipas të ardhurave vjetore.

Qarkullimi vjetor i institucionit ishte 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14%.

Arsyet e ndryshimit të pronarëve të këtij kolegji për momentin nuk bëhen të ditura.

Por, duhet thënë se që pas grushtit të shtetit në Turqi, për të cilin Erdogan bëri përgjegjës Fetullah Gylenin, ka pasur presion për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në Shqipëri, dhe jo vetëm, që financohen nga Gylen.

Kjo gjë madje është kërkuar personalisht nga Erdogan, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Mesa duket njerëzit e Erdogan kanë gjetur si mundësi blerjen e këtyre kolegjeve në pamundësi për t'i mbyllur ato, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI