Flash

S’kanë marrë pagat, punonjësit e 55 kompanive të By Passit ngrihen në protestë

Lapsi.al 22 November 2017
S’kanë marrë pagat, punonjësit e 55 kompanive të By

Punonjësit e By Pass-it në Mbrostar kanë dalë sërish në protestë për detyrimet e papaguara nga firma “Serenisima”. Janë 55 kompani nënkontraktore të cilëve u është bashkuar në këtë protestë të dytë edhe nënkontrakruesit e Vlorës, policia private ‘ARB’. Punëtorët dhe nënkontraktorët janë shprehur se nuk marrin pagat edhe pas kësaj proteste do të protestojnë para kryeministrisë.

Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit të by passit Fier dhe 350 te by passit Vlorë që kane punuar me parë në punimet e këtyre rrugëve, kane 6 muaj pa u paguar për 2015 dhe gjithë vitin 2016.

Sipas punonjësve te cilët sot janë pa pune ata kane kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë asnjë firme tjetër të nisë punimet nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura dhe nëse nuk do të dëgjohet kërkesa e tyre ata do të përshkallëzojnë protestën deri ne kryeministri dhe ne bllokimin e rrugëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI