Flash

Rama kapet sërish me Akademinë e Shkencave: Nga xhevahir i dijes shqiptare jeni shndërruar në kufomë

Lapsi.al 22 November 2017
Rama kapet sërish me Akademinë e Shkencave: Nga xhevahir i dijes

Kryeministri Edi Rama kapet sërish me Akademinë e Shkencave. Ai ka pritur sot në një takim akademikët e kësaj Akademie, për të cilën theksoi se i nevojitet një reformim i thellë dhe rrënjesor.

Ai nuk ka ngurruar t’ua thotë në sy se pas thirrjes së vazhduar për reformim, nuk patën asnjë reagim. Rama u shpreh se Akademia nga një xhevahir u shndërrua në një burim pezmatimi.

Rama i qëndroi asaj që kishte thënë më parë kundrejt Akademisë së Shkëncave për të mos i dhënë fonde.

“Nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe të na përfshinte, ku humbëm, humbët më shumë se një vit me një inerci, që është ajo e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent, brengë për të gjithë ata që e themeluan Akademinë e Shkencave dhe i dhanë shkëlqimin e autoritetit të tyre. Kjo situatë na ka shtyrë të cojmë para idenë e refuzimit për të financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve shqiptarë” - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI