Flash

Si u zhdukën dy adoleshentet nga gjimnazi i Kamzës, shoqja e tyre i dëgjoi të flisnin për një udhëtim

Lapsi.al 22 November 2017
Si u zhdukën dy adoleshentet nga gjimnazi i Kamzës, shoqja e tyre i

Dy adoleshente nga Kamza rezultojnë “të zhdukura” prej më shumë se 24 orësh. Familjarët e tyre nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy 16-vjeç-aret që prej mëngjesit të së hënës kur ato janë nisur për të shkuar në shkollë. Policia thotë  se dy vajzat me iniciale A.O. dhe E.P. janë nxënëse të vitit të dytë në shkollën e mesme në Kamzë dhe janë denoncuar mbrëmjen e së hënës nga familjarët në Komisariatin nr.5. Kanë qenë babai dhe vëllai i dy vajzave që i janë drejtuar për ndihmë Policisë së Tiranës, pasi kanë kërkuar vetë përgjatë gjithë ditës dhe kanë pyetur shoqet e shokët e tyre të shkollës.

Ata kanë dyshime se vajzat mund të kenë udhëtuar në drejtim të Kosovës, megjithatë nuk kanë asnjë provë konkrete, përveç bisedave që kanë bërë me bashkëmoshataret e tyre në shkollë. Shtetasit M.P., 23 vjeç, dhe B.O., 44 vjeç, përkatë- sisht vëllai dhe babai i vajzave të humbura, kanë edhe frikën e ndonjë trafikimi të mundshëm të adoleshenteve, pasi dyshojnë se mund të jenë gënjyer nga ndonjë person.

Pasi kanë pritur deri në orët e pasdites së të hënës që ato të ktheheshin vetë, familjarët fillimisht i janë drejtuar shkollës, ku kanë biseduar me mësuesit dhe me nxënësit e tjerë, nëse kanë pasur ndonjë organizim apo udhëtim jashtë Tirane. Megjithatë, ata u kanë mohuar të kenë pasur organizime të tilla. Nga ana tjetër, të dyja vajzat nuk kanë pasur celularë që të mund të komunikonin me to. Pasi kanë biseduar me mikeshat e tyre, familjarët dyshojnë se ato mund të kenë shkuar bashkë në Kosovë, pasi një prej shoqeve i kishte dëgjuar teksa flisnin me njëra-tjetrën për një udhëtim të tillë.

Nisur nga deklarimet e babait e vëllait të vajzave, Policia ka kërkuar informacion nga Policia Kufitare në Kukës, për të mësuar nëse 16-vjeçaret e kishin kaluar kufirin në drejtim të Kosovës apo jo, shkruan Panorama. Megjithatë, burimet thanë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nuk ka rezultuar që vajzat ta kenë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës. Policia tha dje se po punohet për gjetjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI