Flash

Skandali me pronat në Spille, ish-kreu i hipotekës pranon akuzat dhe…

Lapsi.al 19 November 2017
Skandali me pronat në Spille, ish-kreu i hipotekës pranon akuzat

Ish-kreu i hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, që u vetëdorëzua pak ditë më parë në policia pasi ishte shpallur në kërkim, pranoi akuzat për tjetërsim prone dhe është gati të bashkëpunojë me drejtësinë në lidhje me këtë skandal në Spille.

Gsh.al raporton se ai është vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit.

Burime thonë se ish-kreu u Hipotekës së Kavajës do të zbardhë skemën përpara hetuesve, se si u zhvillua ky tjetërsim i hektarëve në Spille, dhe se sa kanë qenë përfitimet dhe cilët ishin aktorët kryesorë.

Pritet që Seid Cikallesh, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Dajës, të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për këtë ngjarje janë vënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Cikalleshi, së bashku me ish-nënprefektin e Tiranës, Fatos Kajën, janë ndër 11 personat e lënë në burg për tjetërsimin e 36 hektarëve të tokave në bregdetin e Spillesë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI