Flash

'Benzi' del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët

Lapsi.al 19 November 2017
'Benzi' del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe 3

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mjekës në Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

 

 

Mësohet se makina “Benz” me targa AA 809 MJ, me të cilët udhëtonin 4 personat ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar vetë drejtuesi i mjetit Gazmir Kasa, 47 vjeç dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë. Të aksidentuar janë dërguar në spitalin kirurgjik Elbasan, dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit Gazmir Kasa banues në fshatin Jagodinë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI