Flash

Kufoma e gjymtuar pa kokë në brigjet e Leçes/ Mediat italiane: Mund të jetë i avokatit Muço

Lapsi.al 19 November 2017
Kufoma e gjymtuar pa kokë në brigjet e Leçes/ Mediat italiane:

Mediat italiane shkruajnë se trupi i pajetë i gjetur në ujërat e Castros, Lecce, mund t’i përkasë avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor, Besnik Muço.

Trupi i pajete është gjetur para disa ditësh në brigjet italiane, dhe mediat vendase shkruajnë se pritet testi i ADN-se qe te hedhe drite mbi ngjarjen.

Sipas tyre, trupi i gjetur është dëmtuar ndoshta për shkak të perplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjte ne det.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Lecce, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Kufoma ishte zbuluar më 5 nëntor në zonën e Punta Correnti jashtë portit të marinës së Castro, por kushtet e këqija të motit kishin bere te pamundur nxjerrjen e trupit, deri të nesërmen kur nderhyne ekipet e Rojes Bregdetare.

Besnik Muço u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

Prokurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur. Hipoteza është se mund të jetë nga Besnik Muço.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, me gruan e tij dhe dy fëmijët. Gruaja e tij ka mberritur ne Shqiperi pak dite me pare per te ndjekur nga afer hetimet per gjetjen e bashkeshortit te saj, teksa femijet jane lene me gjysherit ne Itali, shkruajne mediat italiane, raporton “Panorama”.

Gruaja e tij kishte denoncuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës dhe edhe ne Itali po kryhen hetimet.

Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar. Por në zonën ku eshte gjetur nuk ka persona të zhdukur, cka sipas mediave italiane, e bën edhe më të fortë dyshimin që ai mund të jetë personi që kërkohet në Shqipëri dhe Itali.

 

Të këshilluara

Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi ...

15:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI