Flash

VIDEO/ Pranga 2 tutorëve dhe 5 prostitutave në Shkodër

Lapsi.al 18 November 2017
VIDEO/ Pranga 2 tutorëve dhe 5 prostitutave në Shkodër

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj dhanë detaje nga një operacion i përbashkët në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit i koduar “Balerina”. 7 persona janë vënë në pranga mes tyre dy tutorë dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion. Të arrestuar janë Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale dhe Kastriot Musa, 41 vjeç banues në fshatin Barbullush të Shkodrës. Në qeli kanë përfunduar edhe S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni, A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër, A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel, A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe dhe A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në Shkodër. Policia tha se ky operacion u finalizua pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni 5 vajzat në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij. U sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 7 ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish e floriri të ndryshme, një Laptop dhe 8 telefona celularë si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Të këshilluara

Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi ...

15:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI