Flash

Mediat Britanike: Vrasësi shqiptar vazhdon të qëndrojë i patrazuar në Angli (FOTO)

Lapsi.al 19 November 2017
Mediat Britanike: Vrasësi shqiptar vazhdon të qëndrojë i

Një vrasës shqiptar në Britani nuk është dëbuar nga vendi, edhe pse çështja e tij ka pothuajse një vit që ka dalë në dritë.

Vrasësi, Selami Cokaj po punon në lavazhin e makinave që zotëron, nëntë muaj pasi u ekspozua për herë të parë nga “The Sun”.

Cokajn e kthyen nga mbretëria në vitin 2009 pasi u zbulua që ai i kishte ikur një dënimi 20-vjeçar me burg në atdhe. Pak para gushtit të 2015-ës, Cokaj arriti të rikthehej në Britani.

43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 paund në vit nga biznesi në Leicester, duke përdorur fitimet për të jetuar në një shtëpi të shkëputur aty pranë, në një rrugë të qetë dhe me gjethe.

Deputeti Philip Davies tha për këtë çështje: "Është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të deportohet menjëherë".

Cokaj dhe familja e tij besohet të paguajnë për shtëpinë e tyre me qira 1500 paund në muaj dhe kanë një makinë Volvo me vlerë 52 mijë paund dhe një Volksëagen tjetër.

Kur iu afrua gazetari, Cokaj tha: "Nuk kam asgjë për të thënë. Largohu".

Zyra Kombëtare e Britanisë së Madhe tha: "Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Cokajn dhe aktualisht po kërkojmë deportimin e tij."

The Sun/ Lapsi.al 

Të këshilluara

Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi ...

15:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI