Flash

Grabitja e parave në teatrin “Skampa”, policia jep një tjetër version

Lapsi.al 19 November 2017
Grabitja e parave në teatrin “Skampa”, policia jep një

Paratë që u vodhën në teatrin "Skampa" në Elbasan nuk ishin të institucionit, por të financieres. Policia e Elbasanit njoftojnë se rreth orës 11:00 të së dielës, salla operative u njoftua për një vjedhje në teatrin “Skampa” në Lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

Persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI